Shënojnë të dy shqiptarët, Atalanta mposht Lazion dhe siguron kualifikimin (VIDEO)
Atalanta ka fituar 3-2 ndaj Lazios në Kupën e Italisë.

Golat e shënuar nga Vedat Muriqi 17’ dhe Francesco Acerbi 34’ nuk ishin të mjaftueshëm për Lazion që të kualifikohej.

Në anën tjetër, Berat Gjimshiti 7’, Ruslan Malinovsky 37’ dhe Miranchuk Aleksey 57’ ndihmuan Atlantan që të kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë.

Duvan Zapta në minutën e 67-të dështoi që të konkretizoi penalltinë e fituar nga Wesley Hoedt.

Gjysëmfinalja e Coppa Italia do të zhvillohet më 3 mars dhe kundërshtari i Atalantës do të jetë Napoli ose Spezia.
Shtuar më 27/01/2021, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori