Sherr Balotelli-Fico, ndërhyn policia (VIDEO)
Duket se gjërat nuk po shkojnë mirë për sulmuesin e Manchester City, Mario Balotelli edhe në jetën private. Pas problemeve me trajnerin e tij Roberto Mancini dhe Federatën Angleze të Futbollit, italiani duhet ti shtojë vetes edhe problemet me të dashurën e tij Raffaella Fico.

Gjatë një qëndrimi së bashku në një ambjent publik në Manchester, bukuroshes italiane i ka ikur truri me SuperMarion dhe ka nisur të debatojë ashpër dhe dhunshëm me sulmuesin italian, i cili duke e parë veten në vështirësi serioze ka kërkuar ndihmën e forcave të policisë.

Shkak i sherrit mësohet të ketë qënë jeta e shthurrur e Mario Balotellit kohët e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori