Sherr masiv në fund të ndeshjes Chelsea-Tottenham, Hiddink rrëzohet (FOTO & VIDEO)

Disiplina e Federatës angleze të Futbollit do të ketë punë në mbledhjen e saj të ardhshme. Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Tottenham ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe e të tensionuar.

12 kartonë të verdhë u dhanë në këtë ndeshje, 9 prej të cilëve për lojtarët e Tottenham të cilët në tratativa të dështuara për të ruajtur epërsinë, rrezikuan shumë, por në asnjë rast gjyqtari kryesor i ndeshjes, Mark Clattenburg, nuk tregoi të kuqin.

Në fund të ndeshjes, pati një sherr masiv në hyrje të tunelit, i përfshirë Diego Costa me lojtarin në stol të Tottenham, Vorm, ku trajneri i Chelseat, Hiddink, u rrëzua.


Shtuar më 03/05/2016, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori