Sherr në mes të rrugës, yjet e klubit të Premier Ligës bëhen "gazi i botës" (VIDEO)
Yjet e Newcastles, Jonjo Shelvey dhe Karl Darlow, janë filmuar gjatë një sherri fizik jashtë një dyqani picash, pak orë përpara nisjes në turin e Kinës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të së shtunës pas daljes nga pubi. Një dëshmitar ka treguar për “DailyMail” se mesfushori, i cili është edhe lojtari më i paguar i “qymyrxhinjve” me 75 mijë paund në javë, është fyer nga një grup tifozësh për mungesën e flokëve dhe në sherr më pas është përfshirë edhe portieri i Newcastles, i cili ka goditur njërin prej tyre.

Shtatë orë më vonë, ata fluturuan me skuadrën në Kinë. Newcastle refuzoi që të komentonte, por po e heton ngjarjen dhe lojtarëve do t’u kërkohen shpjegime pasi të kthehen nga Kina në fundjavë.
Shtuar më 19/07/2019, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori