Cagliari dhe Milan u ndanë në barazim 1-1 në takimin e djeshëm të Serie A por ajo që do të mbahet gjatë nga ky takim është padyshim goli i shënuar nga Giacomo
Bonaventura.
Pasi pa daljen e portierit sard mesfushori i Milanit lëshoi një goditje të kalibruar duke e çuar
topin në rrjetë.
Një gol që
ngjason me golin e famshëm të Andriy Shevchenkos ndaj Juventusit, por në këtë rast nuk ka dyshime se
Bonaventura shënjestroi direkt portën pa dashur të krosojë apo të bëjë diçka tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014,
ora 10:34