Shijojeni! Loret Sadiku gol alla Roberto Carlos (VIDEO)
Pëlqej
Skuadra turke e Mersin ku aktivizohet edhe mbrojtësi kosovar, Loret Sadiku është ndeshur me skuadrën e Kardemir Karabukspor ku ka fituar 0-2 edhe pse në transfertë ku golin e parë e shënoi pikërisht Sadiku.

Në minutën e 30 të takimit mbrojtësi shqiptar mundi të shënojë një super-gol për skuadrën në stilin alla Roberto Carlos. Edhe pse në një kënd mjaft të vështirë Sadiku arriti të gjejë rrjetën duke mos i dhënë asnjë shans për reagim portierit vendas. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori