E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Shijojeni "predhën" e Donjet Shkodrës (VIDEO)
Më në fund Donjet Shkodra! Ish-lojtari i Flamurtarit, Skënderbeut dhe Kukësit në Superligë, është rikthyer pas plot 14 muajsh të shënojë gol (i pari që prej kalimit në Kazakistan) dhe këtë e ka bërë në mënyrë të jashtëzakonshme.

30-vjeçari ka shënuar një perlë të vërtetë në ndeshjen që po luhet aktualisht mes ekipit të tij Shaktjor Karagandit dhe Kairat Almatiti, një prej ekipeve më të mira në Kazakistan.

Në minutën e 28-të, futbollisti nga Prishtina ka gjetur hapësirë për të djathtën e tij dhe ka lëshuar një predhë drejt katërkëndëshit, me topin që nuk mund ta ndalte gjë tjetër përveçse rrjetës. Ndërkohë, sfida vijon të jetë me shifrat 1-0.

Shtuar më 26/05/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori