Shikoni sa rëndë e përjetoi Shakira humbjen e Barçës kundër Liverpoolit (VIDEO)


Këngëtarja e famshme dhe gruaja e Gerard Piques, Shakira, e kishte përjetuar rëndë humbjen e Barcelonës 4:0 kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barça ka publikuar sekuenca nga dokumentari "Matchday" (Dita e ndeshjes), duke shfaqur reagimet e Shakirës gjatë humbjes që i kushtoi gjigantit katalonas me një turpërim tjetër në Ligën e Kampionëve.

"Liverpooli shënoi gol në minutën e 6-të në pjesën e parë. Një tjetër në minutën e 8-të të pjesës së dytë. 2:0, një gol larg barazimit të rezultatit të përgjithshëm. Nëse qëndron kështu, nuk ka rëndësi sepse ne kalojmë në finale", thotë Shakiravideo.

"Jo, nuk mund ta besoj! Jo!" ishte reagimi i saj.
Shtuar më 21/11/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori