Shikoni si reagon Simeone pas golit të Messit (VIDEO)
Reagim vërtet epik ai Diego Simeones pas golit që realizoi Lionel Messi në supersfidën ndaj Atleticos së Madridit të dielën në mbrëmje, gol që i dha tre pikët blaugranave.

Pasi u bëri thirrje lojtarëve për të ndalur Messin me të gjitha mënyrat e mundshme, duke i udhëzuar dhe u bërtitur, madje ishte i gatshëm të hynte edhe vetë në fushë, në momentin që ylli argjentinas realizoi golin me vlerë tre pikëshe, Simeone nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të duartrokiste bashkëkombasin e tij për atë finalizim fantastik.

Shtuar më 02/12/2019, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori