Shkatërrim total, Roma fiton me "manita" ndaj Plzenit (VIDEO)
Roma e ka deklasuar me rezultat 5-0 Viktoria Plzen në "Stadio Olimpico".

Që në minutën e tretë Edin Dzeko shënoi golin e parë për Romën.

Dzeko shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 40' për të përfunduar pjesa e parë me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë përsëri dominoi skuadra e Romës. Under shënoiminutën e 63’, ndërkaq 10 minuta më vonë shënoi edhe Kluivert. Edin Dzeko kompletoi het-trikun në minutën e 90’të.

Me këtë rezultat Roma ngjitet në vendin e dytë pas humbjes se Real Madridit më 3 pikë, derisa CSKA është në vendin e parë. Viktoria Plzen gjendet në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Shtuar më 03/10/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori