E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
Shkëlqen Napoli, "poker" Sampdorias (VIDEO)
Fitore mes drithërimash e Napolit në transfertë me Sampdorian në ndeshjen e përmmbyllëse të javës së 22-të të Serisë A.

Gennaro Gattuso ia doli të triumfonte 2-4 përballë “profesorit” Claudio Ranieri, skuadra e të cilit edhe arriti të rikuperonte 2 gola, dështoi në fund të merrte qoftë një pikë, ndoshta nga dëshira madhe për ta fituar takimin.

Gjenovezët e panë veten në një situatë të vështirë brenda 16 minutave të para, pasi Napoli i ndëshkoi dy herë me Milik (3’) dhe Elmas (16′), që shfrytëzuan krosimet e Zielnskit dhe Di Lorenzos, megjithatë në të 26-ën veterani Qualigliarella u kundërpërgjigj me një goditje spektakolare fluturimthi nga jashtë zonës, që befasoi portierin Meret.

Pjesa e parë u mbyll me dy raste të pastra, një në secilën portë, ndërsa e dyta nisi më mirë për Sampdorian, që gjeti golin e barazimit me Gaston Ranirez në të 55-ën, por jo rrjetë u anulua nga kryesori pas konsultimit me sistemin VAR për prekje të topit me dorë nga futbollistët vendës.

Gjithsesi, presioni i Samdporias do të shpërblehej me gol në minutën e 73-të, me Gabbiadinin që u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar me ndihmën e VAR-it nga Quagliarella.

Ndeshja u bë edhe më e bukur në minutat e fundit, por miqtë nga Napoli u treguan më të saktë, duke shënuar dy gola të tjerë me Demme (83’) dhe Mertens në limitet e kohës shtesë (98’).

Dy fitore radhazi për skuadrën e drejtuar nga Gattusso, që ngjitet në vendin e 10-të me 30 pikë, 9 pikë larg zonës Champions (Atalanta me 39 pikë).
Shtuar më 03/02/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori