Shkodran Mustafi turpërohet në stërvitje nga telenti i Arsenalit (VIDEO)
Lojtari më i ri i Arsenal-it, Kieran Tierney u prezantua në mënyrën më të mirë të mundshme në stërvitjen e parë me grupin anglez.

Skocezi bëri një lëvizje mjaft të bukur ndaj mbrojtësit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafit duke ia kaluar topin përmes këmbëve.

Gjatë stërvitjes në një rreth, veprimi i Tierney ka shkaktuar mjaft të qeshura ndërkohë që video bëri xhiro nëpër rrjete sociale.

Në seancën e parë stërvitore Tierney la një shenjë pozitive ndërkohë që pret të bëjë debutimin e tij të parë me "The Gunners" në fund të muajit.
Shtuar më 13/09/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori