Pas një fillim sezoni të vështirë,
Neymar Jr duket se i ka lënë pas krahëve mosmarrëveshjet me klubin e PSG-s.
Braziliani e ka fituar përsëri respektin e tifozëve të Parisit dhe tashmë ndjehet i lumtur në skuadër.
Kjo vihet re pasi dhe në dhomat e zhveshjes mbizotëron një atmosferë e mirë, ku ka vend dhe për
shaka.
Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Leo Paredes duke e ditur se çfarë ka më shumë frikë O’Ney vendosi që të bëjë një
shaka me të.
Peredes mori një
gjarpër gome dhe e futi në
dollapin personal të brazilianit. Në momentin që Ney hapi
dollapin dhe pa gjarprin u tremb shumë. Mirëpo
Neymar e mori me sportivitet dhe në dhomat e zhveshjes filluan të qeshurat.
Shtuar më 22/01/2020,
ora 08:49