Shpërthen Berisha, tripletë me Melbourne Victory (VIDEO)
Pëlqej
Në pritje të startit të kampionatit me ekipin e ri Melbourne Victory, Besart Berisha lë shenjën e tij menjëherë në FFA Cup. Sulmuesi kuqezi shënoi 3 herë për miqtë të cilët fituan 6-0 ndeshjen në një sfidë pa shumë histori dhe që pa si protagonist pikërisht Melbourne Victory dhe Besart Berishën.

Ky i fundit shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 11 që hapi edhe festivalin e golave si dhe në minutat 22’ e 86’.

Me këtë fitore Melbourne kaloi në çerekfinalen e Kupës por Berisha tregon edhe njëherë që do të jetë protagonist sërish këtë vit në Australi. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori