Shpërthen skandali në F1 (VIDEO)
Felipe Massa
Piloti i Ferrarit, Felipe Massa, ishte urdhëruar të "shkatërrojë" Lewis Hamiltonin para se të përplasej me të në garën e fundit për Shpërblimin e madh të Singaporit.

Urdhri ka ardhur nga mekaniku i Massas dhe është zbuluar të hënën pasi është publikuar një radioincizim. Nuk vonoi shumë dhe pas këtij "urdhri" ndodhi një aksident mes tyre në shteg, por të dy vazhduan garën.

"Mbaje Hamiltonin sa më shumë që mundesh", i ka thënë Rob Smedley pilotit të Ferrarit në fillim të garës. "Shkatërroje garën e tij sa më shumë që të mundesh. Përpara, djalosh".

Massa dhe Hamilton luftonin për vendin e pestë në Singapor kur piloti i McLarenit bëri një lëvizje agresive drejt bolidit të Ferrarit. Hamilton perceptoi gabimisht manovrën e Massas dhe pati kontakt me bolidin e tij. Ky ishte incidenti i tretë mes këtyre dy pilotëve gjatë këtij edicioni.

Përplasja la bolidin e Hamiltonit me krah të dëmtuar, kurse Massan e la me një shtypje në pjesën e pasme të bolidit. Të dy pilotët e përfunduan garën, ndërkohë që Hamilton u penalizua për incidentin që shkaktoi.

"Kam dashur ta tejkaloj, sepse më pengonte", ka thënë Hamilton.

Pas garës Massa u konfrontua me Hamiltonin gjatë kohës kur piloti i McLarenit po jepte një intervistë për një televizion holandez.

Massa e preku Hamiltonin në krah dhe i tha: "Punë e mirë, ke vepruar bukur", ndërkohë Hamilton ndërpreu intervistën dhe u përgjigj: "Mos me prek". /albeu.com/

Dëgjoni komunikimin e mekanikut:

Shtuar më 04/10/2011, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori