Shqipe e vërtetë! Romela Begaj nuk i ndjen 113 kilogramët (VIDEO)
Romela Begaj u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg. 28-vjeçarja ngriti 113 kg në këtë stil duke lënë pas vetes peshngritëse me emër në arenën ndërkombëtare.

Begaj ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kg dhe në të tretin arriti të triumfojë në Botërorin që po zhvillohet në Almaty të Kazakistanit.

Një ditë më parë Daniel Godelli u shpall kampion i Botës në peshëngritje në peshën deri në 77 kilogramë duke u bërë dhe peshëngritësi i parë shqiptar që arrin të marrë medalje ari në dygarësh në një kompeticion të tillë në sportin e peshëngritjes. /albeu.com/

Shtuar më 13/11/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori