Shqipëria shkatërron Moldavinë, i shënon 'poker' golash (VIDEO)



Një Shqipëri krejtësisht tjetër. Një Shqipëri që shënon shumë gola dhe nuk është më ajo Shqipëria pa plan si ajo e Panuccit ku rrinte vetëm në mbrojtje. Kjo ishte Shqipëria sonte në Chisinau të Moldavisë ku fitoi me rezultat 0-4. Kjo e dërgon Shqipërinë në kuotën e 12 pikëve në Grupin H

Shqipëria ka treguar edhe njëherë se është një Kombëtare tjetër me trajnerin Edi Reja. Ata sonte e kanë përfunduar me shumë sukses përvojën e tyre në Moldavi të cilën kombëtare e kanë mundur me rezultat 0-4.

Golin e parë për Shqipërinë erdhi në minutën e 22-të. Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi gol pasi mori një top të mirë nga ish mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës, Ardian Ismajli.

Goli i dytë për Shqipërinë ishte më shumë një dhuratë nga Moldavia.

Ishte Keidi Bare që shfrytëzoi për mrekulli një gabim të portierit Kosolev për të shënuar në minutën e 34-të te ndeshjes.


E për të treguar se Shqipëria ka të ardhme aty ishte Lorenc Trashi, i cili u asistua nga Amir Abrashi dhe shënoiminutën e 40-të.

Pjesa e dytë prapë u kontrollua për mrekulli nga Shqipëria të cilët kishin posedimin në masën 70 për qind dhe patën diku rreth 7 goditje në portë.

E kur u mundua që ndeshja do të përfundojë me rezultat 0-3, por Shqipëria shënoi edhe golin e katër.

Ishte Odise Roshi që shënoiminutën e dytë shtesë të ndeshjes për rezultat 0-4.

Pas kësaj fitore Shqipëria rënditet e katërta në grup me 12 pikë, 3 më shumë ka Islanda në pozitën e tretë kurse dy pozitat e para janë të Francës dhe Turqisë të cilat barazuan sonte 1-1 në Francë.
Shtuar më 14/10/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori