Shqiponja sërish në fluturim në "Qemal Stafa" (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sfida ndaj Zvicrës do të mbahet mend gjatë për shumë arsye. E para sepse kjo është e fundit për kuqezinjtë tanë në mitikun "Qemal Stafa", i cili nuk do të marë më licencën nga Uefa për ndeshje ndërkombëtare, në pritje të ndërtimit të stadiumit të ri. Së dyti sepse në tapetin e gjelbër të tij më në fund zbarkuan ata të cilët i kërkuam me ngulm, edhe pse me fanellën kundërshtare, shqiptarët e Zvicrës. Së treti sepse për herë të parë në qiellin e "Qemal Stafës" fluturoi Shqiponja, simboli ynë kombëtar edhe pse jo ajo me dy koka që na simbolizon në flamurin kuqezi.

Një spektakël i jashtëzakonshëm, aq sa ka bërë që shkallët e stadiumit të shkëlqejnë nga blicet e aparatëve fotografik në pritje për një shkrepje të vetme, me synimin një kujtim të bukur jo vetëm nga kjo ndeshje.

Megjithatë për të gjithë ata që nuk kanë mundur të shohin këtë spektakël nga shkallët e "Qemal Stafës", drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me pronarin e shqiponjës, Juan Bernabe, kanë vendosur që gjithçka të përsëritet.

Ditën e hënë në orën 9:00 të mëngjesit është parashikuar një tjetër fluturim i shqiponjës mbi qiellin e stadiumit, me synimin për të kënaqur tifozët, teksa dyert e ndërkombëtarit do të jenë të hapura për publikun.

Edhe pse në dritën e diellit, spektakli është i garantuar, me simbolin tonë kombëtar që do të bëjë një tjetër ulje në simbolin e futbollit tonë, "Qemal Stafa". /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet