Shqiptari dhuron spektakël me top tenisi, e kërkon Real Madridi (VIDEO)

Talenti shqiptar bën 198 zhonglime me topin e tenisit on Vidnews.

Një video e rallë e një talenti shqiptar është duke bërë xhiron e internetit në mediat italiane. Bëhet fjalë për 13-vjeçarin, Olghe Balliu. Ai ka arritur të bëjë plot 198 zhonglime me topin e tenisit, duke i mahnitur të gjithë.

Balliu është pjesë e moshave të Çitadelës, teksa në Itali janë të bindur që kanë në duart e tyre një fenomen të ri. "Mesi kishte bërë 180 zhonglime", deklaron babai i Olghes, i cili ka filmuar dhe videon.

Ndërkohë familjarët e talentit shqiptar, kanë zbuluar se 13-vjeçari është nën vëzhgimin e Realit të Madridit, por ai nuk mund t’i bashkohet madrilenëve para moshës 16-vjeçare. Olge është 145 centimetra i gjatë dhe është një nga 7 talentet e përzgjedhur nga Reali në turneun e fundit të kryer në Itali.

"Olgeh trashëgoi pasionin e futbollit nga burri im. Që fëmijë ai gjithmonë kishte topin në këmbë, dhe në moshën 5 vjeç bëri 100 zhonglime. Idhulli i tij është Mesi, pasi ka të njëjtin fizik dhe e gjen veten tek ai. Kristiano Ronaldo është shumë i ndryshëm edhe pse Olghe është tifoz i Juventusit. Jemi të lumtur, por jemi edhe pak të friksuar. Ka kaq shumë entuziazëm, por duhet të shohim nëse ka një të ardhme", u shpreh e ëma e Olghes, Mimoza Balliu, në një prononcim për mediat italiane. /albeu.com/


Shtuar më 24/03/2019, ora 23:52
Ilir
e Hënë 25 Mars 2019, Ora 08:33
Ku esht spektakli
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori