Shuplaka e Messit, lojtari i Bilbaos: Ndoshta është ndjerë i pafuqishëm (VIDEO)
Njëri ndër protagonistët kryesorë në finalen e Superkupës së Spanjës,
Asier Villalibre, ka folur për incidentin me Lionel
Messi.
Asier Villalibre u bë temë e diskutimeve pas një goditje qe morri nga Lionel
Messi në minutën e 120′, kur skuadra e tij po fitonte me rezultat 3-2 ndaj Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës.
Villalibre u godit nga
Messi, gjë që bëri gjyqtarin e ndeshjes ta përjashtojë nga loja. Ai pas ndeshjes u ndal të flasë për incidentin që pati me 33 vjeçarin ku e cilësoi se ndoshta ishte ndjerë i
pafuqishëm dhe e kishte bërë atë gjest.
"Vera trupin përpara topit që ta mbroja atë, ai është nervozuar dhe më ka goditur me shuplakë", tha ai.
"Është ndjerë i
pafuqishëm ndoshta, kuptoj që ndonjëherë bëhesh nervoz me situata të ndryshme dhe e humbë kokën", shtoi ai.
"Ishte një finale, me shumë ndalesa dhe goditje dënimi, ishte një sjellje e dhunshme prej tij por nuk ka ndodhur asgjë, nuk dua të krijoj polemika me këtë gjë", përfundoi
Asier Villalibre.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 12:11