Si e zbuti Ferguson sherrin e bujshëm Ronaldo-Rooney në vitin 2006 (VIDEO)
Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney shtrënguan duart në zyrën e Sir Alex Ferguson në ditën e parë të stërvitjeve te Manchester United pas Kupës së Botës 2006, ku kishin edhe një zënkë, ka treguar Gary Neville.

Dyshja u përfshinë në një përleshje në Kupën e Botës në Gjermani, ku Rooney u largua nga loja pasi goditi Ricardo Carvalhon, në ndeshjen që Anglia humbi në çerekfinale ndaj Portugalisë.

Ronaldo kishte protestuar te gjyqtari në ndeshje Portugali-Angli, ku Rooney mori pastaj karton të kuq, ndërsa u pa në kamera ku anglezi e shtyu portugezin, pastaj ndërhyn edhe Gary Neville dhe Rio Ferdinand.

Duke folur për Sky Sports, Neville ka treguar se u mbyll ajo zënkë: “Ditën e parë pas trajnimit, unë u thirra në zyrë me Wayne dhe Cristianon nga menaxheri. Ai dëshironte të shihte nëse kishte ndonjë problem, ndonjë hatër mbetje” .

“Ata në të vërtetë ishin miq të mirë, ishin një grup i shoqëruar shumë me Patrice Evra, Rio Ferdinand, Cristiano dhe Wayne që ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin”, ka thënë Neville.

Ai tregoi se edhe David Beckham ka pasur problem pas Kampionatit Botëror në vitin 1998, pot të gjithë te United ishin mbledhur rreth tij.

“Ishte mëngjesi i parë i para-sezonit. Ata shtrënguan duart. Nuk kishte asnjë problem. Për të qenë i drejtë, Wayne është aq i dijshëm sa ta kuptojë se në fushë futbolli bëhet për të fituar – ne kishim të njëjtin mentalitet te United”.
“Cristiano ishte duke u përpjekur të fitonte për vendin e tij, Wayne nuk duhet të priste asgjë më ndryshe dhe as unë”, ka thënë Neville.

Përpjekjet paqeruajtëse të Ferguson u shpërblyen mjaft mirë, pasi United fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2006-07.
Shtuar më 01/05/2020, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori