Sidoqoftë, shqiptarët fituan! (VIDEO)
Pëlqej
Shqipëria është mposhtur në Qemal Stafa nga kombëtarja zviceriane, në ndeshjen kualifikuese në Grupin E për Brazil 2014.

Pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për kampionatin botëror Brazili 2014 përfundoi pa gola 0:0. Asnjëra kombëtare nuk ia doli të shënojë në pjesën e parë, kurse loja e shfaqur nuk ishte aq e mirë nga asnjëra palë.

Shqipëria u paraqit me formacionin Berisha – Cana, Mavraj, Lila, Agolli – Gashi, Bulku, Rama, Kaçe, Abrashi – Salihi, kurse Zvicra në formacionin titullar startoi me tre shqiptarë në formacionin Lang, Schär, Von Bergen, Rodriguez – Inler, Behrami, Shaqiri, Xhaka, Stocker – Seferoviq.

Pjesa e dytë filloi ndryshe. Në minutën e 48-të Xherdan Shaqiri kaloi në epërsi Zvicrën ndërsa 20 minuta më vonë Michael Lang shënoi për 2-0.

Në fund të takimit, Shqipëria fiton një penallti ndërsa Hamdi Salihi ishte i saktë nga pika e bardhë (89'), duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Me këtë barazim Shqipëria humb çdo gjasë për t’u kualifikuar me 10 pikë në vendin e pestë dhe me vetëm një ndeshje të mbetur për të zhvilluar.

Pas kësaj fitoreje, Zvicra siguron kualifikimin në Botërorin Brazili 2014 me 21 pikë në vendin e parë si lidere e grupit E. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 23:26
Sporti
e Shtunë 12 Tetor 2013, Ora 02:39
Normal se shqipetaret e gyrbetit i fituan shqipetaret vendas pasi te gyrbetit i kan kushtet me te mira sportive.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori