Simeone flet për gjestin e Ronaldos (VIDEO)


Diego Simeone është përgjigjur rreth festimit të Cristiano Ronaldo-s tek goli i tretë që i shënoi Atletico-s.

Portugezi bëri të njëjtin veprim që trajneri bëri në ndeshjen e parë dhe kjo është cilësuar si një hakmarrje e sulmuesit për injorimin që iu bë në ndeshjen e parë.

"E kam bërë edhe si lojtar te Lazio dhe e bëra sërish për të iu treguar tifozëve tonë se kemi b**e”, tha Simeone në fund të ndeshjes në Spanjë.

Pas ndeshjes dhe tripletës së Ronaldo-s në Torino Simeone tha: "Ai është më i miri në botë, ai bën kështu paraqitje në ndeshje të mëdha. Ai e pa atë që bëra unë në "Wanda Metropolitano" dhe ashtu si unë, u përpoq të tregojë karakterin e tij."
Shtuar më 13/03/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori