Sindrit Guri shënon gol në Belgjikë (VIDEO)
Sindrit Guri, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me ekipin e Ostendes në Belgjikë, në ndeshjen që ekipi belg luajti në transfertë ndaj Cercle Bryzh.

minutën e 64', vendasit zhbllokuan shifrat me Hazard, dhe kjo gjë duket se vuri në lëvizje trajnerin e Ostendes, Verhejen.

minutën e 70', në lojë u fut Sindrit Guri, dhe vetëm 5 minuta më pas, shkodrani shënoi me kokë.

Pas një topi në zonë, topi shkon në ajër tek Guri pasi shërbehet nga Faess, i cili me kokë nuk fal nga fare pranë portës.

Kështu, shkodrani arrin të barazojë për ekipin e tij. Ky ishte goli i dytë për Gurin në Belgjikë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori