Sioni turpëron Interin në një ndeshjes miqësore (VIDEO)
Pëlqej
Interi ka bërë një paraqitje të dobët në miqësoren përballë skuadrës të Sionit.

Zviceranët fituan me rezultatin 2-0 përballë Interit që bëri një paraqitje zhgënjyese.

Andre Luis Neitzke shënoi me kokë nga afërsia pas daljes së pa sigurt të portierit zikaltër Daniele Prandelli.

Skuadra zvicerane e nisi pjesën e dytë me nëntë zëvendësime, ndërsa italianët bënë vetëm tre.

Sion u tregua ekip më i mirë në fushë edhe në pjesën e dytë dhe arriti ta dyfishoi avantazhin me anë të Baltazarit.

Për Interin kjo ishte ndeshja e dytë përgatitore, pas asaj me ndaj Luganos të shtunën e kaluar, të cilën zikaltrit e fituan me rezultatin 3-0.
Shtuar më 18/07/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori