Sjellja jo-sportive "dënon" me tre javë Alcaraz
Lajme të këqija për skuadrën angleze të Wigan Athletic. Mbrojtësi paraguajan i tyre, Antolin Alcaraz është filmuar teksa pështynte kundërshtarin e tij në ndeshjen e humbur 3-1 me Wolves.

Mbrojtësi është dënuar me tre javë nga Federata Angleze për shkak të sjelljes jo sportive ndaj futbollistit të Wolves, Richard Stearman.

Antolin Alcaraz u bë i njohur për futbollin europian pas golit të shënuar ndaj kombëtares italiane në Botërorin e 2010. Ja dhe goli Alcaraz shënuar Italisë së Lipit. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2011, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori