SKANDAL/ Ibrahimovic i anuluan eurogolin se e preku topin me gjoks (VIDEO)
Ashtu si sezonin e shkuar në Fiorentina-Inter, kur gjoksi u quajt dorë për arbitrin Abisso që akordoi penallti për ekipin vjollcë që barazoi me zikaltërit, edhe këtë sezon po në “Artemio Franchi” gjoksi konsiderohet dorë.

Pamjet e reja që janë shfaqur në kanalin tematik të Milan TV kanë hapur polemika pafund, teksa analizohet mometi kur suedezit topi i bie pak fare poshtë gjoksit aq sa për t’I lënë edhe njollë, ndërsa sulmuesi qëndron në vend dhe ka mbyllur sytë.

Kamera që ka kapur gjithçka ndodhet në anën e zonës së rreptësisë dhe portës së Fiorentinas dhe nuk është ajo që u shfaq në VAR, pra e cila mund të krijojë edhe iluzione të prekjes me dorë, edhe pse krahun Zlatan e kishte të mbyllur



Shtuar më 24/02/2020, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori