SKANDAL/ Në Portugali VAR-i po favorizon Benfican për titull (VIDEO)




Të dielën, Benfica ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit në Portugali, duke e mposhtur me përmbysje Bragën, ndeshje që përfundoi 4-1.

Në bazë të rezultatit, duket se kjo ishte ndeshje e lehtë për "shqiponjat" që pësuan në pjesën e parë, por në realitet nuk ishte e lehtë.

Mysafirët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë dhe nisi në minutën e 59’ kur talenti që po kërkohet nga shumë klube, veçuar Juventus, Manchester City, Bayerni, Reali e shumë të tjera, Joao Felix, fitoi një penallti, Pizzi e ktheu në gol dhe më pas erdhi kthesa e madhe me tre gola të tjerë.

Mirëpo, nga pamjet e analizuara duket qartë se talenti 19-vjeçar ka simuluar në mënyrë të ekzagjeruar për të marrë atë penallti.
Kujtomë që në Portugali është implimetuar edhe sistemi VAR, por këto pamje duket se nuk kanë mjaftuar për gjyqtarët që të ndryshojnë mendimin.

Pas ndeshjes klubi i Braga publikoi një video me një sërë episodesh, ku tregonin se gjyqtari kishte favorizuar skuadrën e Benficas në disa raste, duke i mohuar një penallti të pastër atyre, akordoi penallti të pa qenë për Benfica dhe nuk ndëshkoi Felix për një ndërhyrje të ashpër.

Kur kanë mbetur tre javë nga fundit i kampionatit në Portugali Benfica kryeson me 78 pikë, 2 më shumë se Porto që u ndal në barazim 2-2 në fushën e Rio Ave. Ndeshjen e ardhshme, Benfica e luan me katërt maj kundër Portimonense. Në po të njëjtën ditë luan edhe Porto, që pret në shtëpi skuadrën e Aves. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2019, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori