SKANDAL/ Nuk marrin pagat, lojtarët braktisin ndeshjen (VIDEO)

Skena skandaloze në Meksikë, aty ku ndeshja mes Veracruzit dhe Tigres është kthyer në estradë të vërtetë.

Ekipi i Tigres fitoi 3-1 në udhëtim, por sigurisht se pas asaj që ndodhi, rezultati del në plan të dytë.

Ekipi vendas i pësoi tre gola kur ekipi kundërshtar ishte pasiv.

Lojtarët e Veracruzit nuk luajtën dhe qëndruan statik, ata protestuan kundër drejtuesve të tyre, sepse nuk kanë marrë rrogat tash e disa muaj.

Kjo nuk ndikoi shumë te Tigres që realizuan tre gola në tetë minuta, me Vargas në minutën 2’, Gignac 4’, dhe Vargas sërish 8’.

Në fund, lojtarët e Veracruz duartrokitën ata të Tigres, për solidaritetin që treguan dhe që nuk shënuan më shumë gola, edhe pse kishin mundësi të shkonin në shifra dyshifrore.
Shtuar më 19/10/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori