Skandali! Ja si u shitën biletat në "Elbasan Arena" (VIDEO)
Gjatë kohës që në "Elbasan Arena" pritej të niste sfida eleminatore mes Shqipërisë dhe Danimarkës, tregu i zi me biletat po bënte kërdinë jashtë stadiumit, me shitjen e biletave me çmime të kripura, ndryshe nga ai real.

Problemi i biletave për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë ka qënë në fokus edhe gjatë këtyre ditëve, pasi tifozë të ardhur nga qytete të ndryshme, madje edhe nga Kosova, kanë pritur me orë të tëra shitjen e tyre.

Kapaciteti i vogël i "Elbasan Arena" dhe interesimi i madh i tifozëve shqiptarë për të ndjekur nga afër këtë ndeshje, ka bërë që fenomeni i shitjes së biletave në tregun e zi, të jetë i pranishëm jashtë impiantit.

Një video e cila po qarkullon në Youtube, tregon momentin e shitjes së këtyre biletave në tregun e zi, të cilat shkojnë deri në 40 euro. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2014, ora 09:41
Spidi
e Hënë 13 Tetor 2014, Ora 10:30
qyqy tishin kon ka 40 euro une 5 i blejsha po vet prezent isha aty .. ku 80 eu ishte qmimi me i vogel ... deri 100 eu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori