Dinamo u mposht
ditën e djeshme me rezultatin 1-0 nga Korabi, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë.
Një
penallti në minutat e fundit të lojës, iu ka hequr nga dora 1 pikë, skuadrës dinamovite, e cila në fundin e ndeshjes ka dënuar ashpër
gjykimin, që sipas tyre ishte skandaloz.
Ndërkohë
ditën e sotme, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Dinamos, ka publikuar
pamjet e 11-metërshit të akorduar në përballjen e djeshme, duke e cilësuar si
penallti skandaloze.
Shtuar më 27/10/2019,
ora 12:59