E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Skandali në La Liga, skuadra e Ronaldo "fenomenit" trukoi ndeshjen e javës së kaluar (VIDEO)
Skandali i trukimeve të ndeshjeve në futbollin spanjoll ka bërë që të përfundojnë në pranga emra të njohur në këtë vend si dhe të hidhen hije dyshimi mbi pastërtinë e kompeticionit. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në Spanjë, turneu që sapo u mbyll i La Liga, ka pasur raste të trukimeve dhe shembulli më i mirë që kishte vënë në lëvizje policinë, ishte ndeshja e javës së fundit, e luajtur më 18 maj, mes Real Vajadolid dhe Valencias. Një ndeshje kjo e cila ishte paracaktuar në favor të basteve sportive dhe që i kishte siguruar Valencias pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Sipas programit 'Espejo Publico", rezultati 2-0 në favor të Valencias i mundësoi këtij ekipi të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në dëm të Getafes që barazoi ndeshjen e saj. Golat erdhën si pasojë e gabimeve të rënda në mbrojtjen e Real Vajadolid, skuadër e cila ka si president Ronaldo *Fenomenin”.

Në këtë rast nuk bëhet fjalë për akord mes klubeve për paracaktimin e rezultatit, por të vetë lojtarëve që kishin vendosur të vinin bast mbi fatin e kësaj ndeshjeje për të fituar qindra mijëra euro. Kjo kishte sjellë luhatje të mëdha të basteve duke bërë që presidenti i La Liga, Havier Tebas, të bënte denoncim në polici.

Borha Fernandez, një nga të arrestuarit në operacionin e sotëm, ishte titullar në atë ndeshje, e cila ishte e fundit e tij si një lojtar profesionist pasi ai do të varte këpucën në gozhdë e me sa duket kishte e menduar që të siguronte pensionin” në këtë mënyrë.
Shtuar më 29/05/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori