Skënderbeu dhe
Apolonia e kanë mbyllur në
barazim atë që konsiderohej si finalja e mbijetesës. Duket një
barazim që lë më shumë të kënaqur miqtë, duke qenë se ata e panë veten në disavantazh në fraksionin e dytë, pasi e para u mbyll me rrjeta të paprekura.
Kështu, në minutën e 49, Meksi shënon nga penalltia për Skënderbeun, mirëpo bardhekuqtë do ta pësonin edhe vetë nga 11-metrat. Një të tillë e ekzekutoi saktësisht edhe Mario Gjata për fierakët në minutën e 71. Në minutat e mbetura, sfida nuk prodhoi më gola dhe ekipet u mjaftuan me nga një pikë. Falë kësaj pike,
Apolonia është ngjitur në vendin e tetë dhe tashmë nuk është më në pozicionin që të dërgon direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa
Skënderbeu mbyll klasifikimin.
Megjithatë, për t’u theksuar se
Apolonia e vendit të tetë dhe Bylis e
Skënderbeu të fundit ndahen me vetëm një pikë duke e bërë shumë interesante garën mes tyre
Shtuar më 24/01/2021,
ora 16:03