Skënderbeu mban hapin e Kukësit, i falet Salihit (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Skënderbeu ka arritur fitoren e radhës në kampionat ndaj Korabit me rezultatin 0-1. Në sfidën që u luajt në “Elbasan Arena”, Hamdi Salihit vendosi gjithçka me golin e tij në minutën e 67′, pak minuta pasi u fut në fushën e lojës. Sulmuesi shkodran ekzekutoi saktë një penallti e cila kishte vlerën e tre pikëve për ekipin e tij.

Edhe pse luajti ndaj vendit të fundit, sërish ekipi i drejtuar nga Ilir Daja vuajti për të arritur te fitorja e cila e mban sërish në garë për titullin kampion. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu mbetet në vendin e tretë me 38 pikë, në kuotë të barabartë me Partizanin, dhe 4 pikë mbrapa Kukësit kryesues në renditje.
Shtuar më 06/02/2017, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori