Skënderbeu “rrëmben” fitoren në minutën e fundit (VIDEO)
Skënderbeu arriti të mposhtë në minutën e fundit ekipin e Teutës falë një goli të mesfushorit malien Bakari Nimaga.

Thuajse deri në minutën e fundit, loja ishte një katenaço e vërtetë, teksa mungonin totalisht rastet e pastra nga të dyja ekipet.

Ndërkohë në 10 minutat e fundit Skënderbeu pati disa raste të pastra për gol por u ndal 3 herë radhazi nga portieri Moçka, derisa goditja e Nimagës me kokë në minutën e fundit zhbllokoi rezultatin.

Pas këtij takimi, Skënderbeu vazhdon me pikë të plota kryesimin e kampionatit, 18 në 6 ndeshje, ndërsa Teuta mbetet e fundit në renditje me vetëm 2 pikë./Albeu.com/

Shtuar më 12/10/2016, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori