Skuadra legjendare braziliane bie për herë të parë nga kategoria, kaos në stadium (VIDEO)
Nëpër botë kanë mbetur shumë pak skuadra që nuk janë rrëzuar asnjëherë në kategoritë inferiore. Një prej tyre ishte edhe Cruzeiro në Brazil.

Klubi legjendar nga Belo Horizonte ka treguar një formë të dobët gjatë këtij sezoni.

Gjigantët brazilianë kishin mbërritur në javën e fundit të kampionatit me litarin në fyt dhe duhej fitorja me Palmeiras, por ata janë mposhtur 2-0.

Mrekullia nuk ishte e shkruar të ndodhte dhe Cruzeiro tani do të zbresë për të parën herë në Serie B braziliane.

Pas ndeshjes ka shpërthyer kaosi në stadium, me tifozët që nuk e kanë pranuar këtë fakt të rëndë.
Shtuar më 08/12/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori