Skuadra po humbet, shokët e skuadrës nisin grushtat (VIDEO)
Në javën e 30 të A Lyga, divizioni madhor i futbollit në Lituani, përballen Dainava dhe Banga. Por sfida e vërtetë fillon në minutën e 82 mes dy lojtarëve të skuadrës së Dainava: të irrituar nga rezultati negativ (po munden 1-0 në shtëpi dhe rënia nga kategoria është pothuajse e sigurtë), dy futbollistët nisin të grushtohen në mes të fushës.

18-vjeçari Titas Vitukynas godet befasisht kolegun e tij Deividas Padaigis, veteran i skuadrës, i cili e kishte akuzuar për mosimpenjim në ndeshje.

Padaigis mundohet të mbrohet por është arbitri ai që i ndan dhe më pas u tregon të dyve kartonin kuq.

Por dënimi për të dy lojtarët pritet të jetë më i gjatë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori