Sokol Cikalleshi i papërmbajtshëm, shënon dy gola fantastik në Turqi (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka shënuar në ndeshjen e Kupës së Turqisë, që skuadra e tij e Akhisarit po luan përballë Kasimpasas.

Sulmuesi i shqiptar ka kaluar momentalisht skuadrën e tij në epërsi, në minutën e 41-të të sfidës.

Ishte një krosim nga e majta e sulmit, të cilin sulmuesi e ka shfrytëzuar më së miri duke fluturuar me kokë dhe duke e çuar topin në rrjetë.

Sulmuesi kavajas, sapo nisi pjesa e dytë shënoi dhe golin e dytë duke vulosur provizorisht fitoren e skuadrës së tij në këtë ndeshje. Një parabël e ëmbël ka gjunjëzuar portierin kundërshtar për ta bërë takimin 2-0.
Shtuar më 07/02/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori