Soldado dhe Mata i japin fitoren Spanjës (VIDEO)
Një gol i Roberto Soldados në minutën e 69 dhe një i Juan Mata në minutën e 88 i mjaftuan Spanjës për të fituar miqësoren përballë Republikës së Irlandës. Takimi i zhvilluar në "Red Bulls Arena" në New York pa dominues djemtë e Vincente Del Bosque, por përballë një mbrojtjeje hermetike si ajo e Irlandës ishte shumë e vështirë gjetja e golit.

Gjithçka errdhi në gjysmën e pjesës së dytë ku "La Roja" arritën të shënonin dy herë me anë të sulmuesit të Valencias dhe mesfushorit të Chelsea duke fituar miqësoren e dytë rradhazi pas asaj ndaj Haitit.

Këto janë përgatitjet e fundit për Spanjën para startit të Kupës së Konfederatave. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori