Son e Kane "shkatërrojnë" Southampton në ndeshjen e dytë të sezonit (VIDEO)
Heung-Min Son dhe Harry Kane i kanë dhënë tri pikë skuadrës së Tottenham Hotspur.

Tottenham fitoi tri pikët e para këtë sezon në Premierligë, duke mposhtur Southamptonin me rezultatin 2:5.

Heung-Min Son shënoi katër gola, në të cilat katër herë u asistua nga Harry Kane (45+2), (47’), (64’), (73’).

Këto gola erdhën për ta përmbysur epërsinë e Southampton që vinte nga goli i Dany Ings në minutën e 32’.

Rezultatin final të këtij takimi e vulosën Harry Kane, me golin e minutës së 82’, dhe Ings me golin e dytë personal në minutën e 91′, kur u tregua i saktë nga penalltia.

Me këtë fitore, Tottenham pas dy ndeshjeve numëron tri pikë, kurse Southampton mbetet pa pikë.
Shtuar më 20/09/2020, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori