Spal përmbys Juventusin, shtyhet festa e titullit (VIDEO)
Juventus ka pësuar humbjen e dytë në këtë sezon të Serisë A. Ajo që duhej të ishte ndeshja e festës për titullin e tetë radhazi Itali, është kthyer në një makth për bardhezinjtë, të cilët janë mposhtur 2-1 me përmbysje në fushën e Spal-it.


Në minutën e 30’ bardhezinjtë me anë të Moise Kean zhbllokuan rezultatin e takimit.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e lehtë të skuadrës nga Torino, por fraksionin e dytë të lojës ishte një tjetër histori me vendasit që shënojnë dy herë.

Fillimisht në minutën e 49’ e takimit ishte Kevin Bonifazi që barazoi shifrat në 1-1, ndërsa 15 minutat e fundit të takimit vendasit shënojnë edhe golin e fitores me anë të Sergio Floccari.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për SPAL, pasi ata janë shumë pranë mbijetesës në Serie A.

Ndërsa Juventusi ka shtyrë të paktën deri javën e ardhshme festën e titullit kampion.
Shtuar më 13/04/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori