Shikoni duartrokitjet e spanjollëve dhe lutjet e rivalit drejt Iscos, gjatë ndeshjes me Kosta Rikën (VIDEO)
Pëlqej
Isco ishte i jashtëzakonshëm me driblimet e tij edhe në ndeshjen e fundit miqësore që kombëtarja e tij e fitoi ndaj Kosta Rikës me rezultat 5-0.

Lojtari Madrilen po kalon nëpër një formë fantastike këtë sezon ku është bërë emri kryesor i shumë mediave botërore me performancat e tij të mëdha.

Madje mesfushorit Spanjoll iu kërkua të ndalonte me driblimet e tij ndaj kundërshtarëve. Kjo i ndodhi Iscos në ndeshjen ndaj Kosta Rikës kur një lojtar i tha atij këto fjalë: ”Ndalu, të lutem.”, dhe nisi buzëqeshjen te Isco që i dhuroi një përqafim atij.

Ju ftojmë ta ndiqni minutën 2:15 të kësaj video kur Isco pranon këtë lloj ‘shakaje’ nga lojtari i Kosta Rikës.
Shtuar më 13/11/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori