Spanja me magjinë e Iscos tregon se është mbreti i grupit, Italia merr mësim (VIDEO)
Pëlqej
Te thuash se Isco gjatë ndeshje dhuroi spektakël nuk thua ndonjë risi. Të gjith po mësohen me magjinë e 25-vjeçarit të Realit të Madridit, i cili pavarësisht kësaj mbetet një zëvendësues në mesfushën madrilene.

Spanja mbrëmjen e djeshme i dhuroi një spektakël Italisë duke i shënuar herë me dy herë Iscon dhe një herë me të sapo futurin Morata. Isco arriti ta gjejë golin me do tentativa personale. Fillimisht nga goditja e lirë, ku vendimtare eishte dhe hutimi i Buffonit. Më pas ai arrit të realizonte një gol të mrekullueshëm ku nga një distancë afro 30 metra çoi topin ngjur me shtyllën. Buffon ndyshe nga rasti i parë këtë herë bën çmos për ta ndalur por topi ishte në distancën e duhur për të mos u prëkur as nga një portier i gjatë, përcjell Albeu.com.

Belotti nga italianët mundohej duke lëvizur nëpër shumënëpër zonë por topat e Italisë brenda zonës ishin të rallë. I sapo futuri Morata ndoqi kundërsulmin personal të kapitenit Ramos duke iu dhuruar një top icilimjaftoi vetëm për ta shtyrë në rrjetë.

Spanja në këtë mënyrë shkëputet nga Italia duke konsoliduar vendin e parë ne grup. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori