Spanja ndalet nga Norvegjia (VIDEO)

Spanja u ndal me barazim 1:1 nga Norvegjia me një gol dramatik në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.

PërkundërNorvegjia ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, Spanja u kthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 47-të të ndeshjes përmes Saul Niguezit, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, në minutën e 90+3-të të ndeshjes, Norvegjia e barazoi rezultatin në këtë ndeshje, përmes Joshua King, i cili shënoi nga pika e penalltisë

Përkundër që s’arriti fitore në këtë ndeshje, Spanja mbetet lidere me 19 pikë të fituara nga shtatë ndeshjet e para, ndjekur nga pas nga Suedia me 14 pikë. Në anën tjetër, Norvegjia është e katërta me 10 pikë.
Shtuar më 12/10/2019, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori