Spanja vuan , Italia bën detyrën (VIDEO)

Dy nga kombëtaret më të forta të Europës por edhe të Botës kanë startuar ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

Spanja nuk e pati aspak të lehtë përballë Norvegjisë. U duk se gjithçka do të ishtë e lehtë për Spanjë pasi arriti të shënonte mjaft shpejtë që në minutën e 16’ me Rodrigo Morenon.

Por Norvegjia nuk do të pajtohej për asnjë moment me këtë rezultat. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve.

Norvegjia do ta gjente golin e barazimit në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 64’ falë një penalltie të goditur saktë nga Joshua King.

Vetëm 6 minuta më vonë është Spanja ajo që fiton një penallti i cila po ashtu godite saktë nga Sergio Ramos që rikthen në avantazh skuadrën e tij.

I tillë do të mbiste rezultati deri në fund edhe pse Norvegjia rrezikoi deri në fund dhe pavarësisht humbjes doli me kokën lart nga sfidë.

Ndërsa Italia mori një fitore komode përballë Finlandës me rezultatin 2-0.

Fillimisht shënoi talenti Nicolo Barrella që në minutën e 7’ më pas ndeshja do të kontrollohej nga Italiaët dhe do të krijonin raste për golin e dytë por dyfishimi do të vinte në minutën e 74’ falë yllit 19 vjeçar të Juventusit Moises Kean. /albeu.com/



Shtuar më 23/03/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori