Spanja turpëron keq fare Gjermaninë (VIDEO)
Kombëtarja e Spanjës ka shokuar 6-0 Gjermaninë në grupin 4 në Ligën A.

Golin e parë e shënoi Alvaro Morata me kokë.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Ferran Torres (2-0).

Pjesën e parë e mbylli goli i Rodrit që po ashtu shënoi me kokë (3-0).

Në pjesën e dytë u prit që Gjermania të reagojë, por kjo nuk ndodhi, pasi Spanja kishte plane tjera.

Ferran Torres që po kalon një formë të jashtëzakonshme shënoi edhe dy herë të tjera.

Fillimisht ai tundi rrjetën në minutën e 55-të, pastaj edhe në minutën e 71-të, duke e bërë Manuel Neuerin që të kapitullojë pas një gjuajtje të bukur jashtë zone.

Goli i fundit në takim erdhi pas një pasimi të Jose Gaya për Mikel Oyarzabal (6-0)

Me këtë fitore Spanja ka 11 pikë, ndërsa Gjermania me shtatë pikë është në vendin e dytë.
Shtuar më 17/11/2020, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori