"Special One", pyet dhe përgjigjet vetë në konferencën për shtyp (VIDEO)
Jose Mourinho është një nga trajnerët më karizmatik në botën e futbollit dhe këtë gjë e ka demonstruar në shumë raste.

Trajneri portugez shpesh herë është bërë personazh në mediat angleze me bëmat e tij në konferencat për shtyp. Strategu i njohur në daljen e radhës para ndeshjes ndaj Manchester City-it ka ironizuar gazetarët, duke pyetur dhe u përgjigjur vetë pyetjeve.

Pyetja e parë: A prisnit ndonjë blerje deri në fund të merkatos? Përgjigja e parë, jo. Kalojmë te pyetja e dytë.

A je i lumtur me merkaton? Po jam.

Pyetja e tretë, a nuk e doni një sulmues?”, në këtë mënyrë trajneri portugez ka bërë humor në konferencën për shtyp, duke ironizuar gazetarët që kanë raportuar për lëvizje të ndryshme në merkaton e “Spursave”.
Shtuar më 31/01/2020, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori