Spektakël dhe gola, Manchester City shkatërron Burton dhe prek finalen (VIDEO)
Manchester City ka shkatërruar me rezultatin e përgjithshëm 9-0 skuadrën e Burton Albion në "Etihad Stadium".

Serinë e golave për City nisi i sapo-rikthyeri nga lëndimi, Kevin De Bryene në minutën e 5', ndërkaq e vazhdoi Grabrie Jesus duke shënuar dy gola brenda katër minutave, në minutën e 30 dhe 34'.

Goli i katër për City erdhi në minutën e 37-të me Zinchenkon.

Në pjesën e dytë City prapë nuk pati respekt për mysafirët dhe vazhdoi goleadën.

minutën e 57' shënoi Jesus kompletoi hat-trickun, ndërkaq në minutën e 62' shënoi i sapoinkuadruari në lojë Foden.

Minuta e 65' solli edhe golin e shtatë ku përsëri ishte Jesus që kompletoi pokerin.

Minuta e 70-të solli edhe golin e tetë për Cityn ku kësaj radhe ishte rëndi i Walker për të shënuar.

Epërsia thellohet edhe më shumë, ku Mahrez shënohet në listën e golashënuesve duke shënuar golin e nëntë në minutën e 83'.

Me këtë fitore kaq te thellë vetëm nëse nuk do të luan City fare me Burton pasi që mundësitë janë shumë të vogla që kjo skuadër inferiore të kalojë në finale të Carabao Cup. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori