Spektakël në derbin e Londrës, Chelsea dhe Arsenal ndajnë pikët (VIDEO)

Chelsea dhe Arsenali kanë dhuruar spektakël në Derbin e Londrës që është mbyllur në barazim 2-2, edhe pse topçinjtë luajtën për një orë me një lojtar më pak në fushë.

minutën e 25-të, Mustafi gabon në rikthimin e topit pas duke i dhënë mundësinë Abraham që të gjendet përballë portierit Leno, e kalon lehtësisht, por më pas ndalet nga David Luiz. Mbrojtësi brazilian u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që Chelsea fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Jorginho.

U duk se ndeshja do të ishte e fituar nga Blutë e Londrës, por Martinelli përfitoi nga përgjumja e Kante dke shënuar golin e barazimit në minutën e 63-të me një kundërsulm vrasës. Chelsea gjithsesi rigjeti sërish avantazhin me Azpilicueta-n, i cili shënoi pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit.

minutën e 88-të, Arsenali do të barazonte me Bellerin, i cili shënon pas dy vitesh. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte më, me Chelsea-n që mbetet në vendin e katërt me 40 pikë.

Shtuar më 21/01/2020, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori