Spektakolar, Memushaj shënon golin më të bukur në karrierë (VIDEO)
Ledian Memushaj njihet pwr asistet dhe krosimet, por dje mesfushori shqiptar ka shwnuar golin e karrierws nw stil "alla Del Piero".

Ledian Memushaj i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në Serinë B, duke realizuar në mënyrë të shkëlqyer në ndeshjen që “Delfinët” e fituan kundër Ascolit, 2-1.

Në minutën e 80-të, mesfushori i Kombëtares finalizon nga e majta në mënyrë perfekte një aksion me goditje precize, duke e dërguar sferën atje ku portieri Leali nuk mund ta arrinte.

Vlonjati kalibroi mirë nga e majat një goditje me të djathtën nga cepi i zonës së rreptësisë, me topin që kaloi portierin dhe u ndal poshtë kryqëzimit në shtyllën e dytë.

Pas javës së 26-të, Pescara është vetëm dy pikë larg zonës “play off” për Serinë A, e gjendur në vend të 11-të.
Shtuar më 02/03/2020, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori